Berisha: Kjo garniturë qeveritare, mbrojtëse e krimit

  • 01 May 2016 - 08:59
Berisha: Kjo garniturë qeveritare, mbrojtëse e krimit

Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën, ka pohuar për gazetën Kosova Sot Online, se qëndron në atë që kishte thënë edhe më herët se organet e drejtësisë për fatin e keq të qytetarëve janë të kapur nga politika, derisa, siç thotë Berisha, në rast se ka ndonjë ndërhyrje nga organet e drejtësisë diku si në rastin e fundit, kjo, sipas tij, po bëhet më shumë nga ndërkombëtarët se sa nga vendorët.

"Kështu që, nuk pres nga kjo garniturë aktuale në krye të organeve të drejtësisë që të bëjnë ndonjë mrekulli në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë", ka potencuar Berisha për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)