Sot dhe nesër qarkullimi i automjeteve për në Gërmi i ndaluar

  • 01 May 2016 - 09:48
Sot dhe nesër qarkullimi i automjeteve për në Gërmi i ndaluar

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ditë më parë kishte bërë të ditur se me rastin e festës së ‘1 Majit’ është ndaluar qarkullimi i të gjitha automjeteve drejt parkut të Gërmisë, përveç autobusëve të trafikut urban, linja numër 4, automjeteve të Policisë, KFOR-it, EULEXIT, të ndërmarrjes dhe automjeteve emergjente.

Përmes një komunikate për media është konfirmuar se ndalesa vlen për datat 1 dhe 2 maj. Ndërsa linja nr. 5 e transportit publik, punon sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Pika e fundit për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia”, “Taukbahçe” dhe restoranteve “Vila Gërmia”, ”Freskia” dhe ”Lira”, do të jetë:- kryqëzimi i rrugëve: “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi” ,- kryqëzimi i rrugëve: “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” dhe - kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e Gërmisë, deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPK “Trafiku Urban”, linja nr. 4.

Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit, për datat e cekur, do të:

- parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve,

- organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.

(Kosova Sot)