Tre ushtarë turq të vrarë nga sulmi i kurdëve

  • 01 May 2016 - 11:16
Tre ushtarë turq të vrarë nga sulmi i kurdëve

Tre ushtarë turq janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur sot në një sulm në juglindje të vendit, të dominuar nga kurdët.

Fajin për vrasjet ushtria turke ua ka lënë rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Sulmi ndodhi në distriktin Nusaybin, në provincën Mardin, vetëm dy kilometra larg kufirit me Sirinë, ku po zhvillohej një operacion ushtarak nga ushtria turke.

Agjencia e lajmeve Dogan tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka hapur zjarr ndaj një ekipi ushtarak për kontrollim të bombave.

Dhuna në juglindje të Turqisë është rritur që nga prishja e procesit të bisedimeve paqësore ndërmjet shtetit turk dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, në korrik të vitit 2015.

Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë nga konflikti, që kur kjo Parti mori armët në vitin 1984, me kërkesën për autonomi të kurdëve.

(Kosova Sot)