Vasili: Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët

  • 01 May 2016 - 11:22
Vasili: Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson pranimin e pagesave në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore një ndihmë tejet të madhe për fermerët. Në një prononcim për mediat, Vasili thekson se propozimi i LSI-së shpreh pikërisht vullnetin e fermerëve shqiptarë.

“Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët. Propozimi ynë ishte vullneti i fermerëve. Fermerët nuk do të jenë më pre e sekserëve”, tha ai, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Duke e vlerësuar sektorin e bujqësisë si jetik për ekonominë shqiptare, Vasili theksoi se fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve bujqësore.

“Fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve. Bujqësia është sektor jetik për ekonominë kombëtare”, tha Petrit Vasili, Kryetar i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

(Kosova Sot)