Historia e krimit që shokoi SHBA-në: 15-vjeçarja vrau të dashurin

  • 01 May 2016 - 14:51
Historia e krimit që shokoi SHBA-në: 15-vjeçarja vrau të dashurin

Thonë se dashuria e parë provokon emocione që nuk vijnë kurrë në jetë.

Për adoleshentët Seath Jackson dhe Amber Wright, historia e tyre pati një fund tragjik, që ka shokuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy ishin 14 vjeç kur nisën të dalin bashkë.

Për disa muaj ishin të pandashëm, por marrëdhënia mes tyre nisi të kishte probleme dhe të dy përdorën mediat sociale për të sulmuar njëri-tjetrin publikisht.

Në fillim të marsit 2011, të dy kishin mbushur 15 vjeç dhe Seath vendosi të rrëfejë në Facebook dashurinë e tij për Amber.

Por pak javë më vonë, çifti u nda.

Amber e akuzoi Seath se po e tradhtonte dhe sherrin e zhvilluan në median sociale.

“Më ka ardhur në majë të hundës që më trajton sikur nuk jam askushi. Nëse je kaq perfekt, përse nuk e lë pas xhelozinë dhe gjej një të dashur të re, të cilën mund ta lëndosh. Ti e di që unë të doja shumë”, i shkruante Amber.

“Të dy duhet ta lëmë pas këtë. Po, u ndamë, po, jam lënduar, por e kam kaluar këtë. Thjesht do e lë Michael-in që të shijojë kekun e tij”, shkruante Seath.

Michael Bargo ishte i dashuri i ri i Amber.

Seath mendonte se Michael, në atë kohë 18 vjeç, nuk ishte i mirë për Amber-in dhe kjo solli një urrejtje të pazakontë të Michael ndaj Seath.

Më 17 prill të vitit 2011, Amber i dërgoi Seath një seri me mesazhe, duke i kërkuar që të takohen për të rregulluar gjërat.

Seath ishte kaq zemërthyer, sa vendosi të shkonte.

Takimi do bëhej në një rulo rurale ku banonte mikesha e Amber, Charlie Ely, 18 vjeç.

Ndërkohë që ai hyri brenda, Amber dhe Michael po e prisnin.

Bashkë me ta ishte edhe Kyle Hooper, gjysmëvëllai i Amber, 17 vjeç, dhe një mik i tyre, Justin Soto, 20 vjeç.

Amber dhe Charlie nisën ta godasin Seath në kokë me dru.

Seath nuk kishte asnjë shans, ata ishin pesë kundër një.

Michael kishte një armë dhe qëlloi, por plumbi nuk e vrau.

I terrorizuar, Seath tentoi të arratisej, por e kapën dhe Michael e qëlloi sërish.

E hodhën në vaskë dhe kur ai shfaqi shenja jete, Michael qëlloi sërish me një plumb mbi trupin e tij.

Tufa e adoleshentëve ia theu gjunjtë dhe e futën në një thes.

Pasi e nxorën thesin në oborr, ia vunë flakën.

Kur Seath ishte kthyer në hi dhe fragmente kockash, ata u hodhën bojë sipër dhe i hodhën në një gurore aty pranë.

Vendin e krimit e pastruan me zbardhues.

Kur Seath nuk erdhi në shtëpi, mamaja e raportoi të humbur.

Ishte Kyle ai që nuk e mbajti dot sekretin dhe i tha mamasë se e kishin vrarë.

Nuk u desh shumë dhe policia e zbardhi të plotë historinë.

Kyle u dënua me burg të përjetshëm, pa të drejtë falje. Edhe Justin Soto. Charlie Ely po ashtu u dënua me burgim të përjetshëm.

Michael Bargo u dënua me vdekje, duke u bërë personi më i ri në moshë në Florida që dënohet me vdekje.

“Zoti pastë mëshirë për shpirtin tim,” tha ai kur u dha vendimi.

Kurse dënimi i Amber ishte pak i komplikuar.

Fillimisht ajo tha se nuk e dinte për dhunën që mund të sillte vdekjen e Seath.

Juria e dënoi me burgim të përjetshëm.

Por vendimi u hodh poshtë për një teknikalitet, pasi asaj nuk i ishin lexuar të drejtat ligjore kur ishte arrestuar.

Pas rigjykimit, ajo u dënua sërish me burg të përjetshëm.

Mamaja e Seath i tha në gjyq: “Amber, shpresoj që faji të të brejë nga brenda. Ishe ti ajo që e shkaktove gjithë këtë”

(Kosova Sot)

Seath Jackson