Tetovari rrëzohet nga skela 7-metërshe, përplaset në beton

  • 01 May 2016 - 15:16
Tetovari rrëzohet nga skela 7-metërshe, përplaset në beton

Një 21-vjeçar nga Tetova, me inicialet M.A. ka rënë nga skela e lartë rreth shtatë metra , derisa ka mbikëqyrur punët ndërtimore në një çati dhe ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe trup.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa në stacionin e policisë në Tetovë atë e ka lajmëruar rreth orës 13 Sh.N. (32) nga fshati Xhepçisht, pronar i firmës për kryerjen e punëve në çati të llamarinta.

Ai ka lajmëruar se nga ana e M.A. është angazhuar për të kryer punë ndërtimore. Derisa është punuar në konstruktin e çatisë, M.A është ngjitur në çati për të mbikëqyrur punët dhe në një moment, derisa ka qenë duke folur në telefon, nga pakujdesia ka shkelur në një tabelë të vjetër lesoniti e cila është thyer, pas çka është rrëzuar nga lartësia prej rreth shtatë metrave dhe ka rënë në oborrin e shtruar me beton.

Ekipi i ndihmës së shpejtë e ka transferuar në Spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së parë, për shkak të seriozitetit të lëndimeve në kokë dhe në trup është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.
 

(Kosova Sot)