Shpërthim në një stacion autobusi në Rusi, një i vdekur, katër të lënduar

  • 01 May 2016 - 16:36
Shpërthim në një stacion autobusi në Rusi, një i vdekur, katër të lënduar

Një person është vrarë dhe katër të tjerë u plagosën në një shpërthim tek një stacion autobusi në një qytet në Rusinë perëndimore.

“Një pajisje shpërthyese e paidentifikuar ka shpërthyer në një stacion autobusi në qytetin e Pashës, në rrethin e Volkhovsky”, përcjell autoritetet agjencia TASS.

Me këtë rast shtohet se “Një person ka vdekur në çast, dhe katër të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital”. 

(Kosova Sot)