Procedohet ish-drejtori i shkollës për dhënie dëftesash të falsifikuara

  • 01 May 2016 - 16:44
Procedohet ish-drejtori i shkollës për dhënie dëftesash të falsifikuara

Një ish-drejtor shkollë në fshatin Trebinjë të Pogradecit është proceduar penalisht, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke dhënë dëftesa pjekurie të falsifikuara.

“Ndaj T.B, 50 vjeç, banues në Pogradec ka nisur procedimi hetimor pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në vitin 2011, kur ka qenë me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme, në fshatin Trebinjë, ka falsifikuar regjistrin e amzave dhe ka lëshuar vërtetime dhe dëftesa pjekurie të falsifikuara për persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë frekuentuar këtë shkollë”, sqaron policia.

(Kosova Sot)