Haxha: PTK-ja duhet të zhvillohet dhe t'i rritet vlera

  • 01 May 2016 - 16:38
Haxha: PTK-ja duhet të zhvillohet dhe  t'i rritet vlera

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), dr. Shyqyri Haxha, në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se “Nuk e di arsyen se përse është lënë anash privatizimi i PTK-së. Kompanisë duhet t'i rritet vlera Profesori i Menaxhmentit në Britani të Madhe, Shyqyri Haxha, thotë se PTK-ja duhet të zhvillohet, t'i rritet vlera, në mënyrë që të bëhet atraktive për kompanitë ndërkombëtare të telekomit e pastaj të privatizohet.

Sipas Haxhës, synimet për shitje të PTK-së më shumë kishin prapavijë tjetër e jo për të sjellë kompani të fuqishme botërore të telekomit. "Kushtet e shitjes apo të privatizimit kanë qenë të dizajnuara me ndikime politike dhe aranzhime paraprake nga blerësit potencialë", ka thënë më tej ai.

(Kosova Sot)