Grabitja e 180 mijë dollarëve, arrestohen dy persona

  • 01 May 2016 - 17:00
Grabitja e 180 mijë dollarëve, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorët e dyshuar të një grabitjeje me vlerë 180 mijë dollarë disa ditë më parë në oborrin e hotel “Sheraton”.

Të arrestuar janë Marian Gjonpalaj dhe Albert Gjonpalaj, të cilët po merren në pyetje nga grupi hetimor.

Para disa ditësh, dy persona me 180 mijë dollarë u grabiten para “Sheratonit” sapo dolën nga një pikë e këmbimit valutor.

Dy grabitësit ua morën nga dora paratë dhe u larguan me motor.

(Kosova Sot)