Aksident në rrugën Humb jetën një 14-vjeçar

  • 01 May 2016 - 17:07
Aksident në rrugën  Humb jetën një 14-vjeçar

Një 14-vjeçar humbi jeten në një aksident, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugen nacionale Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Belortà.

Mjeti tip Benz, që drejtohej nga 40-vjeçari Kristaq Prifti, doli nga rruga, duke u perplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës, kurse i biri 14-vjecar, që udhëtonte me të, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kokës.

Policia lokale bëri të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Në dy javët e fundit, në rrugët nacionale të Korçës kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve 3 persona dhe 3 janë plagosur rëndë./ABCNews

(Kosova Sot)