Kriza energjetike detyron Maduron të ndryshojë orën e Venezuelës

  • 01 May 2016 - 19:04
Kriza energjetike detyron Maduron të ndryshojë orën e Venezuelës

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro po bën gjithçka për të tejkaluar krizën e rëndë të energjisë elektrike me të cilën po përballet vendi.

Banorët e Venezuelës humbën gjysmë ore gjumë të dielën kur akrepat e orëve të tyre lëvizën përpara për të kursyer energji elektrike.

Ndryshimi i orës u lajmërua nga ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Jorge Arreaza, i cili deklaroi se gjatë natës përdorimi i elektricitetit për ndriçim dhe kondicionerët ishte shumë i lartë.

Më herët udhëheqësi venezuelian ka miratuar reduktimin me vetëm dy ditë punë për sektorin publik.

Qeveria ka urdhëruar mbylljen e shkollave që të premten, ndërsa qendrat tregtare hapen vetëm me gjysmë orari dhe e gjenerojnë vetë energjinë.

(Kosova Sot)