Pesë ditët e ardhshme, mot me shi

  • 01 May 2016 - 21:49
Pesë ditët e ardhshme, mot me shi

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Këto masa të cilat do të jenë labile do të krijojnë kushte për një mot kryesisht të ndryshueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Këto reshje të cilat do të jenë me perioda do të vazhdojnë pothuaj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve, por, nga e mërkura, intensiteti i tyre do të jetë më i ulët, ku do të ngriten edhe temperaturat maksimale”, thuhet në njoftimin e IHMK.

Po sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-18 gradë Celsius – do të fryjë erë nga veriu dhe më pas nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. 

(Kosova Sot)