Peticion kundër bustit të Adem Jasharit në Dragash

  • 01 May 2016 - 22:01
Peticion kundër bustit të Adem Jasharit në Dragash

Në internet ka nisur një peticion me qëllim të ndalojë vendosjen e bustit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në Komunën e Dragashit. Vendosja e bustit është votuar me shumicë votash në Kuvendin Komunal të kësaj komune.

Deri tash, sipas portalit Kosovopress, peticioni është nënshkruar nga pak njerëz.Ndërsa, në thirrje për nënshkrim thuhet se kjo bëhet nga nevoja për të respektuar multietnicitetin e Dragashit, transmeton Koha.net.

Kuvendi Komunal i Dragashit ka votuar ditë më parë kërkesën e veteranëve të UÇK-së të Dragashit, për të vendosur bustin e Adem Jasharit në qytet. Sipas Kosovopress, thuhet se këshilltarët e komuniteteve pakicë, Veljid Hadzisin dhe Sherif Aga të koalicionit “Vakat”, nuk morën pjesë në votim, por që e ndoqën atë.

Komuniteti i goranëve ka kundërshtuar këtë edhe në rrjetet sociale, duke i kërkuar të tjerëve që “të dalin në front” për ndalimin e kësaj nisme të veteranëve të UÇK-së.

(Kosova Sot)