Rikthehet në detyrë polici që goditi protestuesen (Video)

  • 01 May 2016 - 22:10
Rikthehet në detyrë polici që goditi protestuesen (Video)

Është rikthyer në detyrë efektivi i pezulluar për goditjen e një gruaje gjatë protestës te Parku i liqenit më 21 shkurt të këtij viti.

Të paktën, kështu bëhet e ditur nga faqja zyrtare në Facebook të protestuesve për parkun “Qytetarët Për Parkun”.

“Efektivi i policisë qe qëlloi me pëllëmbë protestuesen dhe e tërhoqi prej flokësh u pezullua nga detyra nga ministri Tahiri dhe tani rezulton qe ka 1 muaj qe është rikthyer ne detyre ne drejtorinë e policisë Tirane.”, shkruajnë në Facebook.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili e quajti sjelljen e policit si të patolerueshme, duke ndërmarrë edhe masën e pezullimit ndaj efektivit.

 “Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje. Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”,-shkruante Tahiri në FB. 

(Kosova Sot)