Aksident në Sfeqël të Podujevës, ka edhe fëmijë të lënduar (Foto)

  • 01 May 2016 - 22:30
Aksident në Sfeqël të Podujevës, ka edhe fëmijë të lënduar (Foto)
Nga aksidenti i rëndë në Sfeqël të Podujevës, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Aksidenti është konfirmuar edhe në Emergjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Podujevë.

Sipas mjekëve, të gjithë të lënduar, tre nga ta më rëndë, janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK-në në Prishtinë.

Në këtë aksident trafiku, sipas dëshmitarëve, ka të lënduar edhe fëmijë.

Ky aksident është në vazhdën e shumë të tjerëve që kanë ndodhur sot gjithandej Kosovës.

Shkaktari kryesor i aksidenteve është shpejtësia e madhe dhe mospërshtatje me kushtet atmosferike, duke pas parasysh reshjet e vazhdueshme të shiut.

(Kosova Sot)

Aksidenti/ilustrim