Parashikimi i motit për këtë javë

  • 02 May 2016 - 08:41
Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas IHK-së, këto masa të cilat do të jenë labile do të krijojnë kushte për një mot kryesisht të ndryshueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

“Këto reshje të cilat do të jenë me perioda do të vazhdojnë pothuaj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve por,  nga e mërkurja intensiteti i tyre do të jetë më i ulët, ku do të ngriten edhe temperaturat maksimale”

” Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-9 gradë Celsius, kurse , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe më pas nga  juglindja me shpejtesi 1-9m/s”, bën të ditur ky institut.

(Kosova Sot)