Policia apelon për kujdes më të shtuar në trafik

  • 02 May 2016 - 13:45
Policia apelon për kujdes më të shtuar në trafik

Policia e Kosovës, referuar numrit shqetësues të aksidenteve të trafikut si dhe referuar kushteve atmosferike, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, me njësitet e saj policore ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t'u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat e shiut ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut,  të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me të vetmin qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, si rasti i aksidentit me pasoja fatale ne Drenas.

(Kosova Sot)