Prishtinë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

  • 02 May 2016 - 13:55
Prishtinë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Raportohet se në një pikë kontrolli në lagjen Veternik në Prishtinë, është ndaluar një veturë me targa të Francës dhe ngasësi pasi i ka dhënë dokumentacion zyrtarëve policor, është larguar me vrullë nga vendi i ngjarjes. Njësit policore kanë arritur që veturën ta gjejnë të parkuar në një garazh të një qendre tregtare e cila dhe është konfiskuar.

Njësit policore gjithashtu në një kafitëri kanë identifikuar dhe arrestuar pasagjerin mashkull,  i cili në momentin e arratisjes ishte në veturë.

Ndërsa gjatë kontrollit në trup te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit HS-9 me 16 copë fishekë të kalibrit 9mm. I dyshuari ka prezantuar një letër njoftim i cili dyshohet se është i falsifikuar.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)