Aksident i rëndë në Terstenik të Drenasit, humb jetën një femër

  • 02 May 2016 - 13:55
Aksident i rëndë në Terstenik të Drenasit, humb jetën një femër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Terstenik të Drenasit ka ndodhur në aksident trafiku, mes një automobili dhe një kamionete, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe tri femra, ndërsa lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një femër.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

(Kosova Sot)