Mjekët thoshin se ajo i “imagjinonte dhimbjet”

  • 02 May 2016 - 19:12
Mjekët thoshin se ajo i “imagjinonte dhimbjet”

Nëna e tre fëmijëve vdiq nga sëmundja e Crohn-it

Një nga infermieret e kishte kërcënuar madje se do ta përzinte nga reparti

'Ajo kishte dhimbje të vazhdueshme dhe kurrë nuk kishte bërë më mirë, vetëm sa ishte përkeqësuar gjendja e saj', rrëfen i shoqi

Një grua, që për 50 herë e kishte vizituar spitalin, mjekët i kishin thënë se dhimbja kronike, që ia kishte shkaktuar vdekjen, ishte e tëra në kokën e saj, thekson bashkëshorti. Michelle Ashby, 43 vjeçe, kishte kaluar tre vjet brenda dhe jashtë spitalit derisa kishte vuajtur nga sëmundja inflamatore e zorrëve, ndryshe sëmundja e Crohn-it. Nëna e tre fëmijëve nga Gillinghem, Kent, kishte vdekur më 18 janar të vitit të kaluar. Shkasi i parë i vdekjes ishte dhënë si pneumonia, shkaktuar nga sëmundja e Crohn-it. Por një ekzaminim pas vdekjes së saj ka zbuluar se ajo në fakt kishte vdekur nga një dështim i shumëfishtë, shkaktuar nga një vrimë në zorrët e saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dëshmitë e të afërmve

Bashkëshorti i saj David, ka thënë se mjekët në “Medway Maritime Hospital” i kishin thënë se gruaja e tij po imagjinonte shumicën e dhimbjeve të saj. Madje, me një rast, një infermiere kishte kërcënuar se nëse ajo nuk ndalon së bërtituri nga dhimbjet, do të largohej nga reparti.

'Ne kishim rreth 50 pranime në spital. Kishim hyrë dhe dalë nga spitali gjatë dy vjetëve të fundit të jetës sonë' , ka thënë ai. 'Ne kishim një ambulancë jashtë shtëpisë sonë për çdo javë – mjekët dhe infermierët ishin mësuar të vinin te ne për një gotë çaj. 'Ajo kishte dhimbje të vazhdueshme dhe kurrë nuk kishte bërë më mirë, vetëm sa ishte përkeqësuar gjendja e saj'. Ashby ka shtuar: 'Askush prej nesh nuk e ka ditur se çfarë do të pasonte apo çfarë do t’i ndodhte. Nuk na ishte thënë se sëmundja e saj kërcënonte jetën. Më ishte thënë se dhimbjet i ka në kokë dhe se po i imagjinonte ato'.

Ndërrimi i spitalit

Zonja Ashby ishte diagnostikuar me sëmundjen e Crohn-it në vitin 1992, ndërsa që tre vjetët e fundit i kishte kaluar brenda dhe jashtë spitalit. Sëmundja e Crohn-it është gjendje kronike që shkakton inflamacion në sistemin tretës apo zorrët. Shkasi ende nuk dihet dhe nuk ka kurim për momentin dhe shpeshherë menaxhohet me dietë apo ndërhyrje kirurgjikale. Dy vjet ajo i kishte kaluar në “Medway Maritime Hospital”, por kishte vdekur në “Darent Valley Hospital”, pasi familja kishte humbur besimin në kujdesin që ajo po merrte në “Medway”. Ajo ka lënë familjen, përfshirë tre fëmijët e saj, në moshën 24, 12 dhe 5.

Sëmundja e Crohn-it është gjendje kronike që shkakton inflamacion në sistemin tretës apo zorrët.

 

Image

 

(Kosova Sot)