Një plantacion marijuane fare pranë Shtëpisë së Bardhë

  • 02 May 2016 - 22:02
Një plantacion marijuane fare pranë Shtëpisë së Bardhë

Një i tillë është ndërtuar jo fort larg Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan.

“Alternative Solutions”, në bashkëpronësi të Met Lauson-Bejkërit, është një ndër shtatë impiantet e autorizuara për kultivimin e marijuanës mjekësore për afro 3700 pacientë.

Teksa në vende të ndryshme të botës po shqyrtohet efektshmëria e masave përkundrejt kostove të ndalimit, në SHBA marijuana mjekësore është legalizuar në 24 shtete dhe në kryeqytetin Uashington, kurse ajo rekreacionale është e ligjshme në katër shtete dhe në Distriktin e Kolumbias.

“I hymë këtij biznesi në 2012-n, kur e morëm licencën, dhe nisëm kultivimin e bimës një vit më pas”, tha për AFP-në Lauson-Bejkër, me origjinë nga Australia.

“Menduam se shumë shpejt do të bënim miliona”, vijoi ai. Por me tregun ende në hapat e para dhe konkurrencën e ashpër, bashkëpronari shpejt e kuptoi se pasurimi i menjëhershëm do të qe i pamundur.

(Kosova Sot)