Jahjaga: Jam e lumtur që në aksidentin me aeroplan nuk ndodhi ndonjë tragjedi!

  • 02 May 2016 - 22:30
Jahjaga: Jam e lumtur që në aksidentin me aeroplan nuk ndodhi ndonjë tragjedi!

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka rikonfirmuar lajmin se nuk ka qenë e pranishme në aeroplanin i cili ka dalur nga pista para pak orësh në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Jahjaga, ka thënë se është e lumtur dhe e lehtësuar që në këtë aksident nuk ka të lënduar

Shkrimi i plotë i saj:

Miq të dashur, dëshiroj t’iu njoftoj se unë nuk ndodhesha në aeroplanin që doli nga pista në aeroportin Adem Jashari. Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar që në këtë aksident nuk ka të lënduar. Faleminderit për kujdesin e miqve dhe familjarëve që ishin shqetësuar nga ky lajm.

(Kosova Sot)