Ja domethënia që fshihet prapa emrave të qyteteve më të mëdha në botë

  • 02 May 2016 - 22:44
Ja domethënia që fshihet prapa emrave të qyteteve më të mëdha në botë

Kur ta vizitoni Colosseum-in në Romë apo "Burj al Arab" në Dubai, turistët me gjasë nuk mendojnë shumë se prej nga vjen emri i qytetit. Por, falë informatave grafike, domethënia e emrave në mbarë Evropën, Amerikë, Azi e madhe edhe Lindje të Mesme, është ilustruar. Informatat e krijuara nga "FlyAbuDhabi.co.uk", theksojnë etimologjinë e qyteteve më të njohura, përfshirë Amsterdamin, Stambollin, e madje edhe Las Vegasin,shkruan gazeta Kosova Sot.

Disa prej qyteteve mbajnë emrat e zbuluesve

Nju- Jorku, është emërtuar sipas Dukës Anglez të Jorkut, në vitin 1664. Varshavë do të thotë 't'i takosh "Worsz"' (emërtuar nga fisniku që ka formuar qytetin). Hong- Kong nga 'hong', që do të thotë "me aromë të këndshme" dhe "kong", që do të thotë port. Amsterdam është emërtuar sipas pendës, në lumin "Amsfel". Praga, nga 'prah', që do të thotë i "shpejtë". Vjena, nga fjala kelte 'windo', që do të thotë e 'ndritshme' ose 'i drejtë'. Bruksel, nga 'broek' që do të thotë 'marsh' dhe 'zele', që do të thotë 'marrëveshje'. Venediku, bazuar në rrënjën indoevropiane 'wen', që do të thotë "dashuri". Stamboll, me prejardhje nga greqishtja, që do të thotë "në qytet". Firenca, nga fjala latine 'florens', që do të thotë 'lule'. Vankuver, i emërtuar sipas zbuluesit George Vancouver.

Los Anxhelos, nga spanjishtja, që do të thotë 'engjëjt'. Petra, nga fjala 'petros', që do të thotë 'gur' ose 'shkëmb'. Roma, emërtuar sipas mbretit të parë dhe themeluesit të qytetit 'Romuli'. Athina është emërtuar sipas perëndeshës greke 'Athena'. Kiev nga 'Kyi', themeluesi i qytetit. Toronto nga termi "Iroquois", që do të thotë 'ku janë drunjtë në ujë'. Las Vegas nga spanjishtja, që do të thotë 'livadhet'. Dubai prej 'dibba', që do të thotë "karkalec". Buenos-Aires, nga spanjishtja, që do të thotë 'pamje të mira' ose 'erëra të drejta'. Shangai, nga fjala 'shang', që do të thotë 'sipër' dhe 'hai", që do të thotë 'det'. Pekin (Beijing", nga gjuha kineze "bei", që do thotë "veri" dhe "jing", do të thotë "i madh".

Riad nga "rawdoh", që do të thotë "kopshte" ose "livadhe". Jerusalem, nga 'uru' dhe 'shalem', që do të thotë 'fondacioni Shalem". Bangkok, nga 'bang', që do të thotë 'fshat i vendosur në lumë' dhe 'ko' që do të thotë 'ishull'. Abu Dabi do të thotë 'babai i gazelës'. Singapor, nga 'singo', që do të thotë 'ton' dhe 'pura', që do të thotë 'qytet'. Tokio, nga 'Io', që do të thotë 'lindje' a 'kyo', që do të thotë "i madh". Seul, nga fjala koreane, 'seo'ul', që do të thotë 'kryeqytet'. Kuala-Lumpur, ku lumi "Kiang" dhe ai "Gombak" takohen, të ashtuquajtur 'bashkërrjedhje e turbullt'. Phuket, nga fjala 'buldt", që do të thotë "bjeshkë". 

(Kosova Sot)