Si i merr vesh Berisha “sekretet e shtetit”

  • 02 May 2016 - 23:31
Si i merr vesh Berisha “sekretet e shtetit”

Sali Berisha vazhdon të çudisë. i thanë i çmendur kur guxoi të pohonte për herë të parë se në Divjakë dhe në Gjadër uleshin avionë të vegjël që bënin trafikun e karburantëve. i thanë se qe një gënjeshtar i pandreqshëm se ngatërronte qëllimish avionët e dizifektimit kundër mushkonjave me avionët e drogës. Por nuk zgjati shumë dhe kur në bregdetin shqiptar ra avioni i Riformatos, u pa se Sali Berisha kish pasur të drejtë.

E njëjta histori ndodhi edhe me rastin e Arben Frrokut. Askush nuk e besoi kur ai tha i pari se i dënuari me burgim të përjetshëm ishte arrestuar jashtë shtetit. Madje njerzit më të lartë të policisë dhe prokurorisë i deklaronin “OFF” gazetarëve se ata nuk dinin gjë për këtë. Nuk kaloi shumë dhe u morr vesh se Frroku qe arrestuar që më 5 mars dhe se Berisha kish pasur të drejtë.

E njëjta gjë ndodhi edhe përpara arrestimit të Emiliano Shullazit. Ai pati guximin të denoncojë i pari kërcënimet për garën e universitetit.

Po si i merr vesh Berisha, ato që në fakt duhet ti dinin organet shtetërore?

Njëra anë është se në aparatin shtetëror actual kanë mbetur ende punonjës t ëish qeverisë së vjetër me gjithë largimet massive nga puna të organizuars nga socialistët. E dyta është se shumë zyrtarë aktualë që vihen në kushtet e shkeljes së ligjit nga eprorët e tyre shohin si shpresë vetëm publikimin e çështjeve të nxehta. Dhe meqë Berisha e ka krijuar besimin që publikon gjithçka, ata gjejnë rrugën të informojnë atë.

Pikërisht ky besim se ai nuk tutet të denoncojë çfardolloj gjëje i ka bërë edhe shumë “qytetarë dixhitalë” të informojnë drejtëpërdrejt Berishën për shqetësimet e tyre.

Të gjitha këto baste monumentale Berisha i ka fituar me epërsi të madhe.

Dhe falë tyre si mund të kish pasur një kredibilitet shumë më të madh public sot, sikur bashkë me këto të vërteta rënqethëse mos kombinonte edhe mashtrime të mëdha, Dhe së dyti sikur të mos kish pasur një të shkuar aq të errët në drejtimin e shtetit. 

(Kosova Sot)