Arrestohet për ryshfet gjyqtari Ibrahim Hoxha

  • 02 May 2016 - 23:48
Arrestohet për ryshfet gjyqtari Ibrahim Hoxha
Një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës është arrestuar në flagrancë për ryshfet.

Në pranga të policisë mësohet se ka rënë gjyqtari Ibrahim Hoxha si dhe i biri, Ledion Hoxha.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë marrë 6 milionë lekë për një vendim. Ledion Hoxha ishte futur në lokal për të marrë paratë.

(Kosova Sot)