Gjyshi trafikant drogë, merrte nipin me vete për maskim

  • 02 May 2016 - 23:53
Gjyshi trafikant drogë, merrte nipin me vete për maskim

Për të mos ngjallur dyshime, hiqej sikur shëtiste me gruan e tij dhe me nipin, por në të vërtetë, udhëtimet e shkurtra nga Trieste drejt një zone në Slloveni, shumë jo larg nga kufiri italian, nuk ishin vizita turistike.

58-vjeçari maqedonas Stojan Trajkovski, është një ndër meshkujt e arrestuar tre ditë më parë nga policia italiane për tregtim heroine dhe kokaine e destinuar për tregun e Trieste-s, shkruajnë mediet lokale. Doza të lëndëve narkotike dyshohet se do t’u shiteshin të rinjve.

Sipas hetimeve, ishte pikërisht gjyshi, ai që drejtonte trafikun, duke përfshirë në të edhe shpërndarës të tjerë droge. Maqedonasi u arrestua të mërkurën, teksa ndodhej në automjetin e tij së bashku me nipin 4-vjeçar dhe bashkëshorten, e cila u arrestua gjithashtu, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

(Kosova Sot)