Turqia shënon progrese të dukshme për heqjen e sistemit të vizave

  • 03 May 2016 - 08:45
Turqia shënon progrese të dukshme për heqjen e sistemit të vizave

Turqi ka bërë përpjekje të dukshme për respektimin e kritereve për heqjen e sistemit të vizave për shtetasit e saj në hapësirën Schengen, nënvizoi sot Komisioni Evropian, ku pritet publikimi i projekt raportit të së mërkurës për këtë çështje.


Ankaraja e ka parashtruar heqjen e vizave si një kusht për zbatimin e marrëveshjes migratore me BE-në, që pritet të përmbushë 72 kritere, duke nisur nga garancia për sigurinë e dokumenteve të indetifikimit tek respektimi i të drejtave themelore.

“Turqia ka bërë përpjekje të shumta gjatë kohëve të fundit në përmbushje të standarteve si për shembull zgjerimi i aksesit në tregun e punës për refugjatët jo me kombësi siriane”, tha për shypin një zëdhënëse e Komisionit, Mina Andreeva.

(Kosova Sot)