Bakiu: Gjithë Maqedonia duhej të ngrihej në këmbë! (Video)

  • 03 May 2016 - 09:16
Bakiu: Gjithë Maqedonia duhej të ngrihej në këmbë! (Video)

Profesori universitar Qashif Bakiu në emisionin “10 minuta” theksoi se Maqedonia asnjëherë nuk i ka respektuar marrëveshjet që janë bërë në interes të shtetit dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Ndërsa për protestat e ditëve të fundit ai tha se ato nuk kanë asnjë rezultat.

Sipas tij, pas vendimit të presidentit Ivanov për të falur politikanët, i gjithë shteti duhej të ngrihej në këmbë.

“Vendimi i fundit i presidentit Ivanov nuk ka nxjerr asgjë, po t ë kishte qenë një shtet me një shoqëri të ndërgjegjshme, i gjithë shteti do të ishte në rrugë. Ai vendim nuk nxorri asgjë, të jemi real gjithçka u bë relative në këtë shtet. Ne çfarë nuk dëgjuam, çfarë nuk arritëm të kuptojmë. Të ishim pak më të ndërgjegjshëm, atëherë situata do të ishte më ndryshe. Le të marrim shembull në Rumani për një SMS, Bullgari për një SMS bie qeveria“, tha Qashif Bakiu.

Duke folur për dilemën se a duhet edhe shqiptarët të dalin në protesta, ai tha se edhe maqedonasit duhet t’iu bashkohen shqiptarëve, kur ata protestojnë, gjë që sipas tij asnjëherë nuk ka ndodhur.

(Kosova Sot)