Raufi: Dy pjestarë të grupit të Kumanovës u torturuan, prokurori ka filluar hetimet

  • 03 May 2016 - 12:20
Raufi: Dy pjestarë të grupit të Kumanovës u torturuan, prokurori ka filluar hetimet

Torturat ndaj pjestarëve të grupit të Kumanovës janë duke u hetuar nga një Prokurorë i Prokurorisë së Maqedonisë. Kështu bëri të ditur ekskluzivisht për Zhurnal, Avokati Naser Raufi i cili mbronë në Gjykatë disa nga të akuzuarit e grupit të Kumanovës. Sipas tij prokurori tanimë ka ngritur hetimet në lidhje me torturat që i kanë bërë pjestarët e forcave speciale maqedonase ndaj të paraburgosurve kosovarë.

“Kam kontaktuar edhe me prokuroren që e ka marrë nën hetim rastin sepse ai tanimë është në kompetencë të Prokurorisë së rregullt publike e cila ka gjasa që ti sanksionon kryesit e atyre veprave. Pra është përcaktuar prokurori që do ta heton rastin ndërsa Prokuroria ka filuar ti mbledh provat dhe dëshmitë e duhura me qëllim që rasti të merr epilog meritor”, ka theksuar ai.

Raufi thotë se herën e fundit gjatë transportit të të akuzuarve kosovarë nga burgjet e Shtipit dhe Manastirit në Gjykatën e Shkupit dhe anasjelltas, janë keqtrajtuar nga policia maqedonase vetëm dy të akuzuar.

“Herën e fundit ishin keqtrajtuar vetëm dy të akuzuar të grupit të Kumanovës por shihet se intensiteti ka rënë”, ka deklaruar për Zhurnal, Raufi.

Ndërkohë fillimi i hetimeve nga Prokuroria e Maqedonisë për torturat e kryera nga forcat speciale maqedonase ndaj grupit të Kumanovës, kanë alarmuar institucionet e MPB-së dhe pjestarët e policisë që të kenë shumë kujdes me të paraburgosurit kosovarë, pasi mund të ndëshkohen konform dispozitave ligjore.

(Kosova Sot)