Obama nuk do të kërkojë falje për bombardimin e Hiroshimës gjatë Luftës së Dytë Botërore

  • 03 May 2016 - 14:14
Obama nuk do të kërkojë falje për bombardimin e Hiroshimës gjatë Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, në fund të këtij muaji do të vizitojë Hiroshimën, ku edhe pritet të mbahet një samit i rëndësishëm i vendeve të industrializuara.

Megjithatë, sipas Shtëpisë së Bardhë, ai nuk pritet të kërkojë falje për shkatërrimin e qytetit të Hiroshimës gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton koalb.com.

I pyetur nga yahoo news nëse Obama beson se Japonia meriton një kërkim fajle zyrtare për bombardimet që ndodhen me 6 gusht të vitit 1945, sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest është përgjigj shkurt dhe prerë: ‘Jo, ai nuk do kërkoj falje’.

(Kosova Sot)