Shala: Futbolli i Kosovës në familjen moderne të futbollit

  • 03 May 2016 - 14:19
Shala: Futbolli i Kosovës në familjen moderne të futbollit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, ka uruar futbollistët e Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses historik të vendit tonë.

Më ketë rast, Shala u shpreh se pranimi i Kosovës në shtëpinë e madhe të futbollit evropian është ngjarje madhore për futbollin në veçanti dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi, por edhe shenjë e dëshmi domethënëse e suksesit të shtetit të tonë.

Ai u shpreh se pranimi i Kosovës në UEFA është një akt historike dhe i jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, dhe një nxitje e fuqishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, meqë Kosova ka talent të shkëlqyer, të cilët mund ta prezantojnë Kosovën dhe vlerat e saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin dhe njohjen e vlerave të Kosovës në botë.

(Kosova Sot)