Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uron Kosovën pas anëtarësimit në UEFA

  • 03 May 2016 - 14:24
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uron Kosovën pas anëtarësimit në UEFA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar Kosovën pas anëtarësimit në UEFA. Në mesazhin e tij të urimit, Meta e ka cilësuar vendimin e marrë gjatë Kongresit të Zakonshëm të UEFA-s në Budapest si një sukses historik, jo vetëm në aspektin historik.

 “Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, pasi anëtarësimi në UEFA është një sukses historik për futbollin kosovar. Gjithashtu, ky vendim shënon një progres të jashtëzakonshëm edhe në drejtimin të integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Urime më të përzemërta dhe të ngrohta Kosovës për këtë ditë historike!”, tha Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në mesazhin e tij.

(Kosova Sot)