Nesër pritet rekomandimi për vizat, pasnesër Mogherini në Kosovë

  • 03 May 2016 - 14:26
Nesër pritet rekomandimi për vizat, pasnesër Mogherini në Kosovë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se të enjten Kosovën do ta vizitojë Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini. Vizita e Mogherinit në Kosovë vjen vetëm një ditë pas, kur Komisioni Evropian pritet të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret të enjten në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini do të diskutojnë për proceset eurointegruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)