Paditen tre mjekë nga Gjevgjelia për vdekjen e lehonës dhe fëmijës së saj

  • 03 May 2016 - 16:01
Paditen tre mjekë nga Gjevgjelia për vdekjen e lehonës dhe fëmijës së saj

Prokuroria themelore publike në Veles ka ngritur padi kundër një anesteziologu dhe dy mjekëve specialistë të gjinekologjisë, për vdekjen e një lehone nga Gjevgjelia.

Bëhet fjalë për T. V, anesteziolog, si edhe V. Ç dhe D. M, gjinekologë në spitalin e Gjevgjelisë, ndaj të cilëve rëndon akuza e veprave të rënda ndaj shëndetit të njerëzve.

Sipas akuzës, ekipi i përbërë nga mjekët e lartëpërmendur, ka kryer lindje cezariane të parakohshme, edhe pse nuk ka patur indikacione për lindje, ndërkaq, gjatë këtij procesi, nuk kanë vepruar sipas procedurave të duhura gjatë ofrimit të ndihmës mjeëksore, që ka shkaktuar vdekjen e lehonës dhe fëmijës së porsa lindur. Rasti ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

(Kosova Sot)