Rexhepi: Korrupsioni, shantazhet dhe informaliteti ndikojnë drejtpërdrejt në investimet e huaja

  • 03 May 2016 - 15:57
Rexhepi: Korrupsioni, shantazhet dhe informaliteti ndikojnë drejtpërdrejt në investimet e huaja

Njohësi i çështjeve të ekonomisë në Kosovë, Ibrahim Rexhepi, në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se:  Qeveria e tanishme ka dështuar në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për investime dhe punësim.

"Qeveria nuk hap vende pune, por krijon ambient për zhvillim, rritje ekonomike dhe përmirësim të gjendjes sociale përmes punësimit dhe programeve të tjera. Këto asnjërën nuk i ka arritur kjo qeveri", ka thënë ai.

Ambienti për biznes u përkeqësua Rexhepi thekson se mosfunksionimi i shtetit, gjykatave, korrupsioni, shantazhet si dhe informaliteti ndikojnë drejtpërdrejt në investimet e huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës. "Qeveria ka dështuar në përmirësimin e ambientit për biznes për siguri më të madhe për investimeve, si edhe për rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë te institucionet shtetërore", thotë ai. Ndërkohë që kanë vazhduar ankesat se Qeveria 'Mustafa' po i varfëron qytetarët.

(Kosova Sot)