Krasniqi: Shteti ka dështuar në premtimet e dhëna për krijimin e vendeve të reja të punës

  • 03 May 2016 - 16:17
Krasniqi: Shteti ka dështuar në premtimet e dhëna për krijimin e vendeve të reja të punës

Zyrtari i  Lëvizjes 'Vetëvendosje'  Frashër Krasniqi në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “Shteti ka dështuar në premtimet e dhëna për krijimin e vendeve të reja të punës dhe të një ambienti më të mirë ekonomik. Në përgjigjen e Frashër Krasniqit nga Zyra për Informim e kësaj lëvizje thuhet se planifikimi ekonomik i qeverisjes 'Mustafa-Thaçi' është planifikim, i cili varfëron më shumë qytetarët. "Doli që Qeveria e Kosovës të jetë mjet i Serbisë për realizimin e interesave të veta politike dhe ekonomike brenda Kosovës.

 Në vend se të merret me rritjen e prodhimit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të reja të punës ajo negocion me Serbinë", theksoi ai. Sipas zyrtarëve të Lëvizjes 'Vetëvendosje', në Kosovë nuk mund të ketë punësime përderisa nuk krijohet ambient i sigurte për investitorët. Politikat qeveritare, jostimuluese për ekonominë.

(Kosova Sot)