Naumov: Ritmi i huamarrjes duhet patjetër të ulet

  • 03 May 2016 - 16:21
Naumov: Ritmi i huamarrjes duhet patjetër të ulet

Në lidhje me ankandin e sotëm të letrave me vlerë, ka reaguar zv. ministri plotësues i financave, Kire Naumov, i cili thotë se bankat janë pronare të 46.46% të letrave me vlerë dhe se në ankandin e sotëm të letrave me vlerë dhe obligacioneve, Ministria e Financave nuk arriti që të merr shumën e përcaktuar me prospektet e 26 prillit të këtij viti.

Naumov thotë se financat publike, as për së afërmi nuk janë në gjendjen, të cilën politikat ekonomike të pushtetit janë duke tentuar që t’ua tregojnë qytetarëve, duke shtuar se mungesën e sotme, Ministria e financave do të mundohet që ta mbulojë me ankandin e radhës, ndërkaq asnjë vendim i kësaj ministrie, nuk e kanë pëlqimn e zv. ministrit plotësues. Më tej, Naumov thotë se ritmi i huamarrjes duhet patjetër të ulet.

Naumov bën të ditur se deri në muajin mars të vitit 2016, borxhi publik i Maqedonisë ka arritur në 4.33 miliard euro, pra 47,2% e Bruto prodhimit të brendshëm (BPB), nëse do të llogaritej sipas metodologjisë së pranuar nga vendet e Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot)