Zeka: Qeveria deri tani nuk ka treguar dinamikë të zhvillimit

  • 03 May 2016 - 16:25
Zeka: Qeveria deri tani nuk ka treguar dinamikë të zhvillimit

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se “Norma e rritjes ekonomike prej 3.5 për qind nuk do të ndikojë në uljen e varfërisë dhe papunësisë në vend. 'Me normën momentale të rritjes ekonomike, të cilën e kemi shënuar nga viti në vit, e që e cila nuk shkon realisht në këto 4-5 vitet e fundit në më shumë se 3.5 për qind.

Kjo normë nuk mjafton që vendi edhe një herë të mburret me të gjitha aktivitetet e saj në mbështetje të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Është thënë shumë shpesh nga gjithë ne që kjo normë duhet të jetë së paku dyshifrore. Nëse nuk mund të arrijmë më të lartë natyrisht për një përmirësim më të shpejtë të mirëqenies së qytetarëve do të ishim shumë më optimistë dhe të themi që në vitin 2016 do të kemi normë më të lartë se 4 deri në 5 për qind", tha Zeka. Sipas tij, Qeveria duhet të fokusohet në nxjerrjen e politikave që do të mundësonin zhvillimin e sektorit privat. Po ashtu, ai thotë se Qeveria deri tash nuk ka treguar dinamikë të zhvillimit të kënaqshëm.

(Kosova Sot)