Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se bashkëpunoi me Azem Sylën

  • 03 May 2016 - 16:58
Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se bashkëpunoi me Azem Sylën

Një gjyqtar kujdestar i EULEX-it caktoi masën e paraburgimit prej 1(një) muaj për të pandehurin Lubisha Vujoviq i përfshirë në rastin e shtatë të pandehurve të tjerë ndaj të cilëve ju është caktuar paraburgimi javën e kaluar, njofton kumtesa nga Gjykata Themelore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në mesin e tyre është edhe Azem Syla, ish – deputet i PDK-së, të cilit po ashtu i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 

I pandehuri është arrestuar më 1 maj 2016 dhe është sjellë para një gjyqtari kujdestar të EULEX-it më 2 maj 2016.

Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). 

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

(Kosova Sot)