Kuvendi mban të enjten seancë solemne për vizat, flet edhe Mogherini

  • 03 May 2016 - 17:04
Kuvendi mban të enjten seancë solemne për vizat, flet edhe Mogherini

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten seancë solemne me rastin e rekomandimin për vizat.

Sipas vendimit të Kryesisë, seanca do të nis në ora 16:00 dhe në të do të flas edhe përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri Fedrica Mogherini.

Me këtë rast, kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar opozitën në këtë seancë, duke thënë se rekomandimi për vizat do të jetë pozitiv.

(Kosova Sot)