Lunaçek: Pranimi në UEFA, hap drejt përfundimit të izolimit të Kosovës

  • 03 May 2016 - 17:57
Lunaçek: Pranimi në UEFA, hap drejt përfundimit të izolimit të Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA.

Në një postim në Facebook, Lunaçek shkruan se pranimi i Kosovës në UEFA si anëtare e 55-të është një hap më shumë për përfundimin e izolimit të papranueshëm për sportistët, artistët dhe qytetarët kosovarë.

“Lajm i mirë nga UEFA: Që nga sot, Kosova është anëtarja e 55-të e trupës qeverisëse të futbollit evropian! Është një hap i rëndësishëm drejt dhënies fund të izolimit të papranueshëm të sportistëve, artistëve dhe qytetarëve kosovarë”, ka shkruar Lunacek.

(Kosova Sot)