Zeqa: OJQ-të të kapura dhe ngufatura nga grupet e interesit të lidhura me politikën

  • 03 May 2016 - 18:26
Zeqa: OJQ-të të kapura dhe ngufatura nga grupet e interesit të lidhura me politikën

Analisti politik Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, e pohon lidhjen e fuqishme të një rrjeti të shoqërisë civile me vetë politikën në pushtet, që është aq e barrikaduar kundër ndryshimeve pozitive në qeverisjen e vendit.

Sipas tij, sikurse çdo segment tjetër i jetës në Kosovë, edhe shoqëria civile është e kapur dhe ngufatur keq nga grupet e interesit të lidhura me politikën, qoftë prej partive në pushtet ashtu edhe nga ato në opozitë.

“Niveli i qasjes së shoqërisë civile në funksion të ndryshimit të gjendjes së rënduar politike, është tepër sipërfaqësor, pak përmbajtjesor dhe mjaft pasiv në veprimet e tyre", u shpreh ai.

 "Reagimet e rralla dhe tejet të lehta të drejtuesve të "OJQ"-ve dhe shoqërisë civile ndaj keqpërdorimeve dhe abuzimeve të njëpasnjëshme të pushtetarëve, ka krijuar përshtypjen te qytetarët se të njëjtët janë duke bashkërenduar me pushtetarët në qeverisjen e vendit, janë bërë krahu i fuqishëm i tyre. Andaj, një shoqëri civile e dorëzuar para pushtetarëve nuk mund t'i sjellë asnjëherë vendit ndryshimin e duhur, përkundrazi mund të ndikojë negativisht në katandisjen e mëtutjeshme të vendit nga kjo klasë politike, sa e papërgjegjshme po aq e korruptuar dhe e kriminalizuar", ka theksuar Zeqa.

(Kosova Sot)