Fëmijën e lindur pa këmbë e hedhin nga vetura në shpejtësi (Foto)

  • 03 May 2016 - 19:08
Fëmijën e lindur pa këmbë e hedhin nga vetura në shpejtësi (Foto)

Policia në Meksikë është duke kërkuar vrasësit e fëmijës së lindur me çrregullime fizike, që e kanë mbytur duke e hedhur në asfalt.

Banorët e fshatit që ndodhet afër Veracruze, kanë menduar se nga vetura që lëvizte me shpejtësi,ka rënë ndonjë mbeturinë, por më pas e kanë parë se ka të bëjë me diçka tjetër.

Fëmijën që besohet se ka lindur para një jave, e kanë mbuluar me një pëlhurë të bardhë dhe kanë ndezur qirinj, derisa në vendin e ngjarjen kanë dalë hetuesit.

Fëmija pa këmbë që e kishte ende të lidhur kordën e kërthizës, besohet se është hedhur i gjallë, ndërsa ka vdekur nga goditjet.

Shkaku i errësirës dëshmitarët nuk e kanë parë mirë veturën, duke e bërë më të vështirë për Policinë të zbulojnë kryerësit e kësaj vepre. 

(Kosova Sot)

Femija 2