Reagim i VV’së, përshëndet anëtarësimin e Kosovës në UEFA pas 6 orësh

  • 03 May 2016 - 19:55
Reagim i  VV’së, përshëndet anëtarësimin e Kosovës në UEFA pas 6 orësh

Vetëvendosje ka reaguar për anëtarësimin e Kosovës në UEFA 6 orë pasi është marrë vendimi në Budapest.

Shefi i VV’së Visar Ymeri është kujtuar të shkuar vetëm disa rreshta për ta përshëndetur këtë ngjarje të madhe.

Ja çfarë thotë Ymeri:

Pranimi në UEFA është lajm i mirë për sportistët dhe qytetarët e Kosovës. Jemi të gëzuar sa herë që vendi ynë njihet ndërkombëtarisht, në çfarëdo fushe.

Ekipet dhe futbollistët e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë anëtarësimin në UEFA për ta ngritur tutje cilësinë e futbollit në Kosovë.

Urime!

(Kosova Sot)