Rritet borxhi publik i Maqedonisë!

  • 03 May 2016 - 20:27
Rritet borxhi publik i Maqedonisë!

Borxhi publik i Maqedonisë është rritur për 48.9 milion euro. Nga ankandi i sotëm i letrave me vlerë, qeveria mori 21.7 milion euro më pak, nga 70.7 milion që kishte parashikuar.

Këto para u morën nga bankat e brendshme, dhe shoqëritë penzionale dhe të sigurimit.

Bankat treguan interes më të madh për obligacionet gjashtë mujore, pastaj për ato një vjeçare, por jo edhe për obligacionet dhjetë vjeçare.

(Kosova Sot)