Humb jetën aksidentalisht peshkatari në Elbasan

  • 03 May 2016 - 20:31
Humb jetën aksidentalisht peshkatari në Elbasan

Një peshkatar humbi jetën aksidentalisht sot në qytetin e Elbasanit. Ai ka qenë duke peshkuar në urën mbi lumin Shkumbin, kur ka rrëshkitur dhe ka rënë.

Peshkatari është rrëmbyer nga ujërat e lumit, i cili për shkak të reshjeve të ditëve të fundit ka pasur prurje të shumta. Policia ka kontrolluar përgjatë bregut të lumit dhe pas rreth 2 orësh ka gjetur trupin e viktimës.

Siç bën me dije policia, viktima është rreth 70 vjeç, ndërkohë që identiteti i tij ende nuk dihet.

Drejtoria e Policisë Elbasan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin e viktimës.

(Kosova Sot)