KE-ja përjashton mundësinë e një skenari të ri të krizës greke të 2015-ës

  • 03 May 2016 - 22:56
KE-ja përjashton mundësinë e një skenari të ri të krizës greke të 2015-ës

Komisioni Evropian përjashtoi mundësinë e një skenari të ri të krizës greke, i njëjtë me atë të vitit 2015, periudhë kur ky shtet ishte shumë pranë daljes nga eurozona duke ruajtur një optimizëm të përmbajtur rreth mundësisë së një marrëveshjeje mbi reformat greke të hënën e ardhshme.

“Nuk ekziston asnjë arsye për një skenar të mundshëm të krizës mbi programin grek përsa i përket situatës nga pikëpamja e punës së përbashkët, performancës ekonomike dhe reformave në vijim të negociatave, të cilat janë shumë ndryshe nga viti i kaluar”, deklaroi Pierre Moscovici, komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, gjatë një konference shtypi.

Moscovicit iu drejtua një pyetje mbi mundësinë që Greqia dhe kreditorët e saj (BE-FMN) të arrinin një marrëveshje mbi reformat e kërkuara ndaj Athinës, me rastin e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të Financave të eurozonës, të hënën e ardhshme në Bruksel.

“Dua të shpreh një optimizëm të arsyetuar pasi nuk janë çështje të thjeshta, ato kërkojnë shumë energji, shumë punë, por kam bindjen se ekziston një rrugëzgjidhje”, deklaroi Moscovici.

(Kosova Sot)