UNDP fillon me fazën e dytë të programit kundër korrupsion

  • 03 May 2016 - 22:59
UNDP fillon me fazën e dytë të programit kundër korrupsion

Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë (UNDP) nesër fillon me fazën e dytë të Programit Kundër – Korrupsion të zbatuar në partneritet me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Komunat e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile.

Faza e parë e këtij programi është zbatuar gjatë viteve 2012 – 2015.

Faza e dytë e programit do të vazhdojë deri në vitin 2020, njofton kumtesa nga UNDP.

Synimi i këtij programi ka qenë dhe vazhdon të jetë parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivel qendror dhe lokal si dhe fuqizimit të qytetarëve, veçanërisht të rinisë, në vendimmarrje.

Ky program mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA).

(Kosova Sot)