Facebook-u, i ka përgjuar këta shqiptar në vitin e kaluar!

  • 03 May 2016 - 23:07
Facebook-u, i ka përgjuar këta shqiptar në vitin e kaluar!

Shërbimet inteligjente gjatë vitit 2015 kanë përgjuar nga rrjetet sociale dhe përgjithësisht nga facebooku 29 persona.

Ishte vetë Facebook, që në raportin vjetor deklaroi se ka bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të survejuar persona me prirje ekstremiste si dhe persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në harkun Janar-Qershor 2015, Facebook ka miratuar 8 kërkesa për përgjim të 14 adresave dhe në periudhën qershor-dhjetor 5 kërkesa me 15 përdorues apo llogari.

Vetë policia apo prokuroria tregohen të rezervuara në operacionet që kryejnë nëpërmjet gjurmimit në Facebook, por më e fundit është ajo e vëllezërve nga Lazarati Alban e Arbjon Aliko.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, gjykata e Tiranës ka miratuar një tjetër kërkesë për vënien në survejim të 3 adresave në Facebook të shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme

(Kosova Sot)